Kronikë

200 euro emigrantëve për ti sjellë në Tiranë, kapet i riu nga Fushë Kruja në Gjirokastër

Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U arrestua në Gjiroakstër në flagrancë shtetasi Altin Voga për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjirokastër

Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it dhe DVP Gjirokastër, vihet në pranga 23-vjeçari që u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Sekuestrohen një automjet dhe një aparat celular.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi A. V., 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Shtetasi A. V. u kap në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar me automjetin tip “Chevrolet”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top